Kosova
Cramon kërkon hetim për sulmin ndaj KFOR
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka shprehur shqetësimin e saj për situatën në veri.
Cramon, si kërkesë për qetësim të situatës, krahas tri kërkesave të Josep Borrell, ka thënë se duhet edhe një hetim dhe ndjekje e plotë të autorëve që sulmuan ushtarët e KFOR-it të hënën e 29 majit në Zveçan, përcjell albinfo.ch.
“Një kërkesë shtesë, por thelbësore: Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it. Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka bëjnë trupat tanë dhe u urojmë atyre shërim të shpejtë”, shkroi Cramon.
Ndërsa, Borrell dje pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, homologun e saj francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholzë e presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, doli me tri kërkesa për Kosovën. Ai kërkoi zgjedhje të reja, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në to dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përndryshe paralajmëroi se do të ketë pasoja serioze.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër











