Kosova
Kurti: Nuk mund të vazhdojmë pafundësisht me 3.5% legjitimitet në veri, besoj në zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin NBC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se është i gatshëm për depërshkallëzim të situatës në veri, pasi që siç u shpreh ai, nuk mund të vazhdohet pafundësisht me legjitimitet të ulët që e kanë kryetarët e katër komunave veriore.
“Duhet të sigurohemi që do të kemi zbatim të aneksit që e kemi pranuar në Bruksel bashkë me Serbinë. Kjo marrëveshje ka në vetvete njohjen defacto. Mendoj që normalizimi duhet të bëhet me implementim. Për deeskalim duhet që këto banda të kthehen në Serbi, sepse nga atje kanë ardhur ose të arrestohen në Kosovë dhe pastaj, sigurisht që do të kemi zgjedhje të parakohshme, sepse nuk mund të vazhdojmë pafundësisht me 3.5% legjitimitet dhe na duhet që Bashkimi Evropian të jetë aktiv në dialog”, u shpreh Kurti, përcjell albinfo.ch.
I pyetur pse Kosova nuk e cakton një datë të zgjedhjeve dhe të bëjë hapin e parë për depërshkallëzim të situatës, kreu i Qeverisë së Kosovës u shpreh se detajet do të bisedohen në takimin e javës së ardhshme që do të ketë me emisarët e BE-së dhe SHBA-së.
“Javën e ardhshme, të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, do të vijnë në Kosovë dhe do të diskutojmë detajet. Besoj në zgjedhjet e parakohshme, por duhet të ketë zbatim të ligjit për fushatë të drejtë dhe të lirë, për zgjedhje të lira dhe të drejta”, tha Kurti, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë Një zgjerim i tillë kërkon mobilizimin e të gjithë sektorëve të kujdesit shëndetësor, si publik ashtu... -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta













