Kosova
Është hapur panairi i librit 2023 në Prishtinë
Dje është hapur Edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë. Organizatorët e këtij panairi kanë bërë të ditur së në këtë edicion pritet të marrin pjesë mbi njëqind (100) shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e më gjerë. Në panair do të prezantohen mbi dy mijë botime të reja me mbi 2 mijë tituj, përcjell albinfo.ch.
Me moton “Libri triumfon”, dje u hap edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Organizatori i këtij panairi, Edon Zeneli, i tha Radio Kosovës se në këtë panair do të prezantohen botimet e mbi 100 shtëpive botuese me mbi dy mijë tituj të rinj.
“Janë mbi 80 ekspozues që prezantojnë botimet e mbi njëqind (100) shtëpive botuese, duke e bërë kështu panairin më të madh në termat e botuesve pjesëmarrës. Kemi mbi dymijë tituj të rinj nga panairi i vitit të kaluar të cilët do të jenë të gatshëm për lexuesit”, tha ai.
Po ashtu, Zeneli tha se shkrimtari shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, do të jetë prezent në këtë edicion të Panarit dhe vepra e tij do të jetë kryefjala e Panairit të 23-të të Librit në Prishtinë “Prishtina 2023”, ku do të botohet kompleti i veprës së Kadaresë në 7 vëllime.
“Ismail Kadare do të jetë prezent që nga dita e parë që në hapje të Panarit të 23-të. Por pashmangshëm krye-ngjarja e këtij Panairi është botimi i kompletit të veprës së tij dhe prania e tij. Ismail Kadare ka vendosur që veprën e vet letrare në 7 vëllime ta kurorëzojë pikërisht në Prishtinë në Panairin e 23-të të Librit”, tha ai.
Sipas Zenelit në këtë edicion do të jenë dhjetëra promovime librash në Sallën e Promovimeve, dhjetëra autorë në stenda që bashkëbisedojnë dhe nënshkruajnë librat e tyre për lexuesit; takime ndërmjet përkthyesve, redaktorëve, botuesve e të gjithë profesionistëve të librit.
Edicioni i 23-të i këtij panairi do të mbahet nga data 6 deri më 11 qershor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Kosova përfaqësohet në St. Gallen Symposium 2026, fokus në sfidat globale dhe rolin e politikës Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në... -
A duhet të ndalohet mbajtja e shamisë në shkolla? Debati në Zvicrën gjermanishtfolëse -
Italia kërkon 300 mijë euro dëmshpërblim për tragjedinë në Crans-Montana -
Autoritetet zvicerane: Nuk kemi prova nëse Epstein kishte prona në Zvicër -
Çmimet e pronave luksoze në Zvicër vazhdojnë të rriten














