Kosova
Kosova e Serbia e kanë në tavolinë edhe një ‘plan me nëntë hapa’
Çfarë duhet të dini rreth këtij plani
Mësohet se Kosova e Serbia e kanë edhe një plan tjetër për të dalë nga situata që është krijuar në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Tash edhe Kryetari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani, ka bërë të ditur se ka dërguar një propozim për normalizim dhe deeskalim të stuatë në veri të vendit.
Ai ka thënë se ky propozim i është dërguar Prishtinës dhe Beogradit, “të cilat duhet të komunikojnë dhe ta funksionalizojnë atë”.
Osmani ka thënë se “plani me nëntë hapa”, të cilin e shpalli gjatë fundjavës, “nuk është plan i OSBE-së, sepse ajo organizatë ndërkombëtare i merr vendimet me konsensus, por është plan nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ai si kryetar i OSBE-së”.
“Roli im si kryetar i OSBE-së është të ofroj një zgjidhje për depërshkallëzimin. OSBE-ja është në thelb një platformë për dialogun, komunikimin dhe menaxhimin e konflikteve. Kemi dy operacione të mëdha, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Bograd”, ka thënë Osmani në një intervistë për Televizionin maqedonas Telma.
Ai ka bërë të ditur se propozimi i tij është një përpjekje plotësuese me organizatat dhe organet e tjera ndërkombëtare për të normalizuar situatën në veri dhe që palët të kthehen në dialog dhe të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.
“Pra, ne kemi një detyrim shtesë, jo vetëm si kryetar i OSBE-së, por edhe si shtet ku është arritur marrëveshja. Ju mund të shihni se masat e propozuara janë të ngjashme me masat e ofruara nga organizata të tjera ndërkombëtare. Do të thotë se bashkësia ndërkombëtare është në union në kërkesën që palët t’i kthehen dialogut dhe t’i zbatojnë obligimet nga marrëveshja themelore dhe aneksi, përkatësisht Marrëveshja e Ohrit.” – ka thënë ai.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dy ditë më parë shpalli “Planin me nëntë hapa për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës”.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?











