Kosova
Gjermania pranon draftstatutin e Ramës për Asociacionin
Drafti i Edi Ramës për Asociacionin, “tekst serioz“ për BE-në
Gjermania tashmë ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, por që nuk ka komentuar përmbajtjen e tij, përcjell albinfo.ch.
“Ne mund të konfirmojmë marrjen e një dokumenti të tillë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se nuk duam të komentojmë përmbajtjen konfidenciale”, ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Qeverisë gjermane.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar dje se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe, sipas tij, pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.
“Dje i kam përcjellë një draft të Asociacionit Macronit dhe Scholzit. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit të lartë, është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë”, ka deklaruar Rama para gazetarëve në Shqipëri.
“Ju siguroj që është një dokument i nivelit të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe patjetër merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës. Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për ta çuar një nivel tjetër dialogun dhe për t’i bërë palët të flasin për gjëra konkrete, gjëra që lidhen me përfundimin e suksesshëm të dialogu dhe jo që të flasin me vete dhe për vete”, ka shtuar ai.
Rama ka thënë se është i shqetësuar, sipas tij, për tkurrjen e Kosovës në sytë e aleatëve.
“Serbia e ka humbur përfundimisht Kosovën në vitin 1999. Dua sukses për Kurtin dhe Kosovën”, ka theksuar ai.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Rasti Epstein: Qeveria zvicerane nuk di nëse ai zotëronte prona në Zvicër Këshilli Federal i Zvicrës nuk është në gjendje të konfirmojë nëse Jeffrey Epstein ka pasur prona... -
Çmimet e pronave luksoze në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Pse shumë amerikanë në Zvicër po heqin dorë nga pasaporta amerikane -
SHBA kërcënon BE-në -
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar?











