Kosova
Reagon Petkoviq pas arrestimit të Milun Milenkoviqit për sulm ndaj KFOR-it
Shefi i të ashtuquajturës zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar pas arrestimit të Milun Milenkoviq, ai thotë se ky i fundit është përndjekur nga Policia e Kosovës.
“Është arrestuar Milun Milenkoviq Lune, i cili është ndjekur me muaj nga policia e Kosovës dhe është kërcënuar me arrest, sepse është luftëtar i shquar i interesave kombëtare serbe. Ai është arrestuar në një sallon flokësh, i cili ishte i zënë nga tetë automjete të blinduara”, ka thënë Petkoviq, shkruajnë mediat serbe.
Sipas Petkoviq, i arrestuari Milenkoviç nuk është një kriminel, por një sportist i shquar dhe me medalje me të cilin stërviten shumë fëmijë, përcjell albinfo.ch.
“Një numër i madh i automjeteve të policisë së Kosovës kanë hyrë nga drejtimi i pjesës jugore të qytetit dhe një numër i madh i pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës, në drejtim të kalimtarëve të rastësishëm”, tha tutje kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovës.
Petkoviq shton se Policia e Kosovës po mban nën kërcënimin e armëve qytetarët serbë.
“Është policia e vërtetë e Kurtit, e cila në veri shërben vetëm për të ngacmuar popullin serb. I bëjmë thirrje KFOR-it që të ndërhyjë urgjentisht, për të larguar forcat policore Rosa nga veriu i Kosovës dhe pushtuesit që sulmojnë popullin serb. Përderisa ata janë të pranishëm në veri, nuk do të ketë paqe për popullin serb”, tha Petkoviq, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar Në autostradën A12 dhe në A1 dje pati kaos të madh në trafik pas një stuhie... -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe”











