Kosova
Rrëmbimi i 3 policëve: Reagon Policia e Kosovës, kemi njoftuar edhe KFOR-in
Policia e Kosovës ka njoftuar që është duke i koordinuar aktivitet me KFOR-in lidhur me situatën në fshatin Bare të Kosovës.
Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer në fshatin Bare që ndodhet thellë në territorin e Kosovës, dhe arrestimi i tyre dyshohet të jetë bërë nga njësitë speciale të policisë serbe.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se për rastin janë njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë, në mënyrë që të ushtrohet presion ndaj Serbisë për lirimin e policëve patrullues kosovarë, përcjell albinfo.ch.
“KFOR-i është njoftuar dhe jemi duke i koordinuar të gjitha aktivitetet e ta, dhe janë duke i kryer edhe ekzaminimet brenda në terren”.
“Njëkohësisht, përveç KFOR-it, i kemi njoftuar të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë duke kërkuar që t’u bëhet trysni autoriteteve të Serbisë që zyrtarët tanë të lirohen dhe t’u kthehen familjeve të tyre”, ka thënë Kelani.
Ai theksoi se çdo informatë që ka PK-ja, ia ka përcjellë te KFOR-i dhe këta kanë konfirmuar se i kanë pranuar informatat. “…Janë procedura për të cilat besoj se ata do të japin përgjigje”.
“E kemi shfrytëzuar këtë të drejtë, dhe i kemi lëvizur të gjitha mekanizmat që zyrtarët tanë të kthehen shëndosh e mirë në Kosovë”, theksoi Kelani.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?












