Kosova
Dënohen sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq këtë të premte.
“Dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, përfshirë të sotmet. Ritheksojmë thirrjen që mediave duhet t’u mundësohet puna e lirë, pa dhunë e frikë”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ashtu ka reaguar, duke thënë se palët që po janë të zëshme për situatën në veri duhet të reagojnë dhe të dënojnë sulmet ndaj gazetarëve.
Ai ka postuar një video teksa sulmohet kameramani i Radio Televizionit të Kosovës nga huliganët në Leposaviq, duke thënë se sulmet ndaj atyre që raportojnë nga veriu janë të papranueshme.
“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që në anën e kundërt janë të zëshme për situatën”, shkruan Kurti në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se nëntë gazetarë janë lënduar në Leposaviq.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër











