Kosova
Detaje nga aksidenti ku vetura ra në Lepenc në afërsi të Shkupit
Një makinë me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc, në pjesën e Maqedonisë Veriore, pasditen e së shtunës.
Ekipet e policisë dhe kërkim-shpëtimit kanë dalë në terren për të kërkuar makinën, e cila ende nuk është gjetur, shkruan Alsat, por nuk kanë gjetur ende trupat e tre anëtarëve të familjes Pacolli. Nga aksidenti shpëtoi vetëm Shkëlqim Pacolli, 21-vjeçar, i cili ka arritur të dalë nga vetura e tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të ujit të rrëmbyeshëm, është vështirësuar kërkimi në lumin Lepenc.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për TV21 kanë konfirmuar se në aksidentin e pasdites së sotme në rrugën Shkup-Bllacë një veturë me 4 pasagjerë ka rënë në lumin Lepenc. Nga MPB njoftojnë se në veturë kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa kërkimet vazhdojnë për 3 persona të tjerë.
“Sot (17.06.2023), rreth orës 15:00 është raportuar se në aksin rrugor Shkup- V.K. Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin është përfshirë automjeti i udhëtarëve “Volkswagen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.P. nga Kosova, që pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në automjetin BMW, përveç drejtuesit, ndodheshin edhe tre pasagjerë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa vazhdojnë kërkimet për tre personat të tjerë”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025










