Kosova
Puna në Gjermani, sa kushton të jetosh dhe të paguash taksa?
Duket se Gjermania është e interesuar të punësojë shumë të huaj, përfshirë edhe shqiptarët dhe tërë shtetet e Ballkanit, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, përballja me jetesën gjermane nuk përkon gjithmonë me pritshmëritë. Sipas juristit Rafael Todhe, i cili prej shumë vitesh ndihmon në Gjermani qytetarët shqiptarë me informacionet e duhura, të shumtë befasohen nga kostot shumë më të shtrenjta se planifikimi.
“Për sa u përket kostove të jetesës nuk janë të ulëta, janë shumë të larta sidomos në fillim, fillimet janë të vështira. Normalisht nëse një pagë minimale ose mesatare mund të jetë tek 2000 ose 2200 euro bruto neto shkon tek 1400-1600 euro. Edhe nëse duket një shumë e madhe nuk është shumë, sepse nëse do merrni një banesë edhe ato më të voglat fillojnë nga 500-800 euro në muaj, në zonën e Bayern shkojnë deri në 1000 euro. Në fund nuk ngelet pothuajse asgjë”, thotë Todhe për A2 CNN.
Nëse e krahasojmë me rajonin, Shqipëria qëndron e parafundit për emigrantët me viza të rregullta, teksa këtë renditje e kryeson Serbia. Kjo sepse një pjesë e shqiptarëve i drejtohen tregut të zi, për të evituar taksat, që janë tepër të larta për ta.
“Ndoshta s’kanë qenë të informuar që taksat janë kaq të larta, kanë shpresuar që do të ngelen pak më shumë. Por nëse kryhen veprimet siç duhen këto taksa në fund të vitit mund të merren mbrapsht. Marrja e informacionit në grupet shqiptare ka qenë pothuajse e pamundur. Shumë rrallë është dhënë informacion për këto tema. Pjesa më e madhe nuk e dinë se me deklarimin e të ardhurave marrin taksat e tyre mbrapsht”, thotë Todhe.
Por prej 1 qershorit të këtij viti, shqiptarët e kualifikuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë edhe pa një kontratë pune.
“Një person ka të drejtën të vijë në Gjermani dhe të kërkojë një vend pune dhe nuk është i detyruar që në Shqipëri ta gjejë, nëse kanë mundësi të rrinë disa muaj dhe të bëjnë një kurs gjuhe, dhe të kenë mundësi të gjejnë një kontratë pune në vendin ku ndodhen”, thotë Todhe.
Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë gjermane, profesionet më të kërkuara aktualisht në treg janë mjekët dhe infermierët, punonjësit e transportit, punëtorët e ndërtimit, por edhe inxhinierë dhe specialistë të IT-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit











