Kosova
Edhe eurodeputeti gjerman e gozhdon Lajçakun: Jeni në anën e agresorit
Michael Gahler: Kosova kërkon ndërmjetës të ndershëm
Pas eurodeputeti austriak Thomas Waitz edhe eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka pasur kritika të forta ndaj emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në një diskutim në Bruksel, Gahler i tha Lajçakut se po anon më shumë kah agresori sesa kah viktima.
“Duke parë aktivitetet tuaja që kur e keni marrë funksionin tuaj, ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Apo e ndjeni besimin e serbëve dhe kosovarëve?”, ka pyetur ai.
Gahler i ka përmendur veprimet destruktive të Serbisë dhe koordinimin e politikës së saj të jashtme me Rusinë, duke theksuar se këto dihen.
“Ajo që nuk e di, zoti Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiqin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do ta pakësonte fluksin e parave në Serbi? A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor? Cilat janë fjalët tuaja dhe të Borrell për qytetarët e Serbisë që protestojnë në numër të madh kundër qeverisë së tyre?”, ka pyetur ai.
“Mendoj se Kosova është vendi më properëndimor në rajon me arritje politike që tregojnë në drejtimin tonë, arritje kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë stabile, rritje ekonomike, një qeveri me mbështetje të lartë publike dhe në linjë 100% me deklaratat e politikës sonë të jashtme”, tha Gahler.
Eurodeputeti gjerman tha se Kosova “po kërkon ndërmjetës të ndershëm”.
“Dhe Kosova është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e qetësojnë presidentin serb”, tha ai.
Gahler e pyeti Lajçakun se kur do të kthehet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nga konfrontimi në bashkëpunim, nga nacionalizmi në njohje dhe ta bëjë “një ndryshim politik që do të meritonte vërtet mbështetjen e BE-së”.
“Dhe nuk do të hyja në detaje të mëtejshme në atë që kemi parë me siguri se kush ishte i përgatitur të nënshkruante diçka ose kujt iu kërkua të kishte ndonjë nënshkrim në një letër të bardhë”, tha në fund Gahler.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











