Kosova
Berat Thaqi, nga Zyra Zvicerane flet për platformën mbrojtëse ndaj diskriminimit të pakicave në Kosovë
Që nga themelimi i Platformës kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, në muajin qershor 2022 dhe deri më tani, platforma ka pasur shumë angazhime dhe qasje në shumë forma mbrojtëse, përcjell albinfo.ch.
Berat Thaqi, nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë në fjalimin e tij, fillimisht i është referuar kontekstit historik të fenomenit të diskriminimit.
“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë kanë përjetuar historikisht diskriminim të gjerë dhe përjashtim social. Këto komunitete shpesh u nënshtrohen gjuhës së urrejtjes ose termave nënçmuese në kontekste të ndryshme. Fatkeqësisht, shumë viktima zgjedhin të mos raportojnë raste të tilla për shkak të mungesës së besimit tek institucionet. Gratë që i përkasin këtyre komuniteteve përballen me forma të shumta diskriminimi, duke përfshirë shkallën më të lartë të martesave të hershme të detyruara dhe dhunës në familje, në krahasim me komunitetet e tjera”, ka deklaruar ai.
Ai ka shtuar se Zyra Zvicerane, e ka mbështetur pa hezitim platformën, duke e quajtur mjet efektiv në adresimin e këtij fenomeni negativ.
Thaqi njëkohësisht ka inkurajuar Qeverinë që të ndërmarrë hapa të mëjetshëm në luftimin e diskriminimit.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











