Kosova
Von der Leyen: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i domosdoshëm
Mësohet se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm, përcjell albinfo.ch.
Von der Leyen ka postuar në llogarinë e saj në Twitter një foto nga takimi i saj me Bërnabiqin, me të cilën, siç ka shkruar, “ka pasur një takim të mirë”.
“Komisioni Evropian mbështet përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në BE. Plani ynë i ri do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, në rritjen e investimeve të BE-së dhe do t’ju sjellë më pranë tregut të përbashkët”, ka shkruar ajo. Bërnabiq ka deklaruar para gazetarëve se sa i përket deeskalimit në veri të Kosovës, “topi është në fushën e Prishtinës”.
“Është e nevojshme që para së gjithash të ndalen ngacmimet dhe dëbimet e serbëve nga Kosova, arrestimet dhe ndalimet arbitrare pa asnjë provë, maltretimet dhe torturimet e njerëzve që janë plotësisht të pafajshëm dhe për të cilët të gjithë kanë prova se janë të pafajshëm, nga ne e deri te EULEX-i”, ka pretenduar ajo.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












