Kosova
Mungesa e punëtorëve në Kosovë, ministri i Financave: Duhet të rriten pagat
Sot, një nga çështjet që është përmendur në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka qenë edhe mungesa e punëtorëve në vend. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka listuar shkaktarët e mundshëm të kësaj situate, përcjell albinfo.ch.
Ai është shprehur se njëra nga arsyet mund të jetë mospërputhja e asaj çka kërkohet në tregun e punës dhe aftësive që i zotërojnë punëkërkuesit. Por, ai s’ka kaluar pa përmendur edhe mungesën e kushteve të punës për punëtorë.
“Për shumë biznese marzha e profitit është rritur, sidomos në vitet e fundit, e them të konfirmuar nga të dhënat. Duhet të rriten pagat e punëtorëve. Kemi bërë thirrje disa herë si Qeveri, kemi pasur edhe masa mbështetëse për rritje të pagave. Po insistojmë në mënyrë efikase të rrisin pagat. Nëse e bëjmë 265 euro pagën minimale, atëherë bizneset do ta kenë si prag këtë”, ka thënë Murati.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve











