Kosova
Policia e Kosovës shpëton një person nga vetëvrasja e paralajmëruar në TikTok
Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetime të Krimeve Kibernetike ka pranuar një thirrje telefonike nga një zyrtare e kompanisë TikTok (dega në Irlandë). Nga atje është njoftuar për një postim në platformën TikTok nga një përdorues i panjohur në të cilin postim flitet për vetëvrasje.
Policia ka kërkuar nga kompania TikTok të dhëna plotësuese, të cilat janë pranuar përmes e-mailit për një kohë shumë të shkurtër. Në materialet e pranuara ishte edhe postimi me përmbajtje të rëndë ku paralajmërohej vetëvrasja.
Menjëherë janë marrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e vendit dhe identifikimin e personit. Është drejtuar kërkesë ofruesit për shërbime të internetit për abonent të IP-adresës, bazuar në informatat që janë pranuar, ka dalë që përdoruesi i IP-adresës është në një qytet të Kosovës.
Rreth orës 15:00 është lokalizuar dhe identifikuar personi (përdoruesi i IP-adresës), fillimisht është kontaktuar me prindin, djali i të cilit dyshohet se ka postuar në TikTok nga telefoni postime me përmbajtje të ngjashme rreth vetëvrasjes.
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetime të Krimeve Kibernetike, së bashku me njësi të tjera policore, e kanë trajtuar rastin, është njoftuar prokurori si dhe Qendra për Punë Sociale.
“Policia falënderon për bashkëpunimin partnerët ndërkombëtarë dhe ata vendorë rreth trajtimit të shpejtë të këtij rasti. Me këtë veprim të shpejtë dhe profesional, është arritur të parandalohet një rast potencial i dyshuar për lëndim të rëndë apo vetëvrasje”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











