Kosova
9 mijë civilë të vrarë nga lufta në Ukrainë
Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se janë një numër i madh i viktimave civile në luftën në Ukrainë.
Më shumë se 9.000 civilë, përfshirë 500 fëmijë, kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, përcjell albinfo.ch.
“Sot shënon një fazë të re të zezë në një luftë që vazhdon të shkaktojë humbje të tmerrshme në mesin e civilëve ukrainase,” tha Noel Calhoun, ndihmës shefi i Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Edhe pse këtë vit numri i viktimave ishte mesatarisht më i ulët se në vitin 2022, ai filloi të rritet përsëri në maj dhe qershor, bënë me dije nga OKB.
13 civilë, përfshirë katër fëmijë u vranë më 27 qershor në një sulm me raketa në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës.
10 njerëz u vranë të enjten në Lviv, ku në atë sulm 42 persona u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë, sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë












