Kosova
LDK kërkon zgjedhje në veri
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar zgjedhje të reja në katër komunat në veri dhe formimin e një ekipi për hartimin e drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kreu i kësaj partie Lumir Abdixhiku ka prezantuar 7 pika “për rrugën përpara”.
“Për LDK-në gjendja e tanishme kërkon shtensionim, zgjedhje të reja sa më parë që të jetë e mundshme me qëllim të kthimit të legjitimitetit tek institucionet lokale në katër komunat veriore, i dëmtuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Duhet të organizohen nëpërmjet një marrëveshjeje politike të pjesëmarrësve në zgjedhje, VV-së, PDK-së dhe katër kryetarëve aktualë për dorëheqjet e tyre dhe shkaktim të zgjedhjeve për 45 ditë”, ka thënë Abdixhiku, përcjell albinfo.ch.
Tutje ka insistuar në hartimin e draft-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kosova duhet të marrë autorësinë mbi draftin dhe kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e institucioneve ndërkombëtare. Tash e një vit të gjitha institucionet ndërkombëtare, në veçanti SHBA-ja, kanë kërkuar që Kosova e institucionet të marrin autorësinë që kjo autorësi të mos u vihet palëve të tjera”, ka deklaruar ai, përcjell albinfo.ch.
Është shprehur se LDK-ja nuk sheh bashkëpunim me Qeverinë Kurti.
“Nuk shoh rrugë përpara me këtë qeveri, prandaj rruga jonë s’ka të bëjë me bashkëpunim me këto institucione që i kanë sjellë vendit tension, përplasje dhe s’janë të afta të dalin nga kjo. Po flas për rrugë të tretë, në të cilën rrugë të tretë kryeministri i Kosovës s’ka vend”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë












