Kosova
Turistët në dyqanet e Shqipërisë këmbejnë 1 euro me 100 lekë
Euro ka vijuar rënien në tregun valutor të Shqipërisë.
Bëhet e ditur se nga data 1 qershori ku këmbehej me 109.4 lekë, monedha evropiane ka arritur të këmbehet në tregun valutor me 103.6 lekë, një zhvlerësim me 6% në harkun kohor të një muaji e dy javësh, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se me fillim të sezonit veror monedha ka vijuar të këmbehet nën kufirin e 105 lekëve, ndikuar edhe nga periodiciteti i monedhës, e cila në kulmin e sezonit turistik gjithmonë ka pësuar zhvlerësim për shkak të prurjeve të mëdha, shkruan Top Channel.
Ndërkohë, në gjashtë muajt e parë të vitit, Banka e Shqipërisë bleu 120 milionë euro nëpërmjet ankandeve publike për të rritur rezervën valutore, duke hequr euro nga qarkullimi. Kjo shumë ishte dy herë me lartë se e njëjta periudhë një vit më parë, por duke mos dhënë asnjë ndikim në stabilizimin e euros.
Theksohet i gjithë ky zhvlerësimi i euros sipas institucioneve publike po vjen për shkak të ekonomisë formale, ku përmendet rritja e investimeve të huaja, remitencave dhe prurjeve nga turistët. Gjithashtu zvogëlimi i deficitit korrent tregon se ka më shumë valutë në qarkullim. Ndërkohë të njëjtin fat po pëson edhe dollari, i cili po tregtohet poshtë kufirit të 100 lekëve dhe në kursin valutor të 13 korrikut po këmbehet me 92.77 lekë. Në krahasim me një vit më parë zhvlerësimi i monedhës amerikane është me 21%.
Institucionet publike kanë mohuar ndërhyrjen, duke preferuar që të mbajnë regjimin e kursit të lirë të këmbimit. Banka e Shqipërisë ka organizuar edhe një takim në 13 korrik me bankat e nivelit të dytë, duke u kërkuar atyre që të ofrojnë produkte ndihmëse për bizneset eksportuese, ku përfshihen kontratat e të ardhmes që mbajnë të fiksuar kursin e këmbimit, si dhe ka kërkuar që t’i ndihmojnë me ristrukturimin e kredive.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj











