Kosova
Prokuroria interviston zëvendëskryeministrin, ministrin e deputetët për incidentin në Kuvend
Prokuroria Themelore e Prishtinës, si pjesë e hetimeve për rrahjen në Kuvendin e Kosovës, ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministrin Hekuran Murati dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtakun, Hajdar Beqën edhe Bekim Haxhiun.
Siç ka mësuar KOHA, në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa në cilësinë e të dëmtuarit ministri i Financave, Hekuran Murati. Nga deputetët janë intervistuar Hajdar Beqa dhe Mërgim Lushtaku. Lushtaku, sipas avokatit mbrojtës, është intervistuar si i dyshuar, por edhe si viktimë.
Avokati Faton Fetahu ka thënë se Lushtaku ka vepruar në vetëmbrojtje. E deputeti Beqa ka thënë se është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, por ka shtuar se e ndien veten të pafajshëm dhe se “vetëm ka ndërhyrë për të ndalur tensionet”, duke shtuar se gjithçka ka qenë “skenar i Kurtit dhe Bislimit”, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka nisur hetimet për veprën penale “Sulmi”.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? Sipas parashikimeve të World Meteorological Organization, fenomeni klimatik El Niño mund të shfaqet në mesin e... -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi













