Kosova
Pas tensioneve në veri, Kosova nis lobimin në ShBA
Në mesin e tensioneve në veri dhe marrëdhënieve të acaruara me partnerët ndërkombëtare si BE-ja dhe ShBA-ja, Qeveria e Kosovës ka angazhuar një kompani lobimi në Uashington, përcjell albinfo.ch.
Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, thuhet se kompania lobuese e paguar nga Qeveria e Kosovës me shumen e 147 mijë eurove do të ofrojë këshilla strategjike dhe përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara.
Sipas kontratës së nënshkruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, kompania do të ofrojë këshilla, përkrahje dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.
Kontrata, e nënshkruar më 26 qershor mes Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës dhe përfaqësuesit të kompanisë lobuese, shqiptaro-amerikanit Avni Mustafaj ka hyrë në fuqi më 3 korrik dhe është e vlefshme për një vit.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? Mbi tre të katërtat e të anketuarve dyshojnë se Zvicra është e përgatitur si duhet për... -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku













