Kosova
“Grevë e heshtur” e mësimdhënësve në Kosovë
Edhe një herë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës ka paralajmëruar grevë. Kryetari i saj, Rrahman Jasharaj, e quan “grevë të heshtur”, që nënkupton mungesën e vullnetit të mësimdhënësve për shkak të pakënaqësive me Ligjin e Pagave.
“Kurdo herë kur kam punuar në shkollë, kur diçka bëhej dhe punëtorët e arsimit, nuk ishin të kënaqur, vinte në shprehje ajo që e quaj ‘grevë e heshtur’, ngase zgjidhja binte për të shkuar në klasë, ndërsa mësimdhënësit në sallën e arsimtarëve i humbnin edhe ca minuta duke debatuar dhe duke kërkuar fajtorin, herë e gjuanin tek qeveria komunale, e herë te qeveria qendrore dhe kjo i humbte minutat e orës që duheshin mbajtur e aq më shumë ‘greva e heshtur’ nënkupton kur njerëzit kanë pritur më shumë, në këtë rast nga Ligji i Pagave, kanë pritur edhe punëtorët e arsimit që nga çerdhet e në Universitet shumë më tepër dhe të zhgënjyer ata shkojnë në klasë, por nuk jam i sigurt se e japin maksimumin e mundur, sepse njerëzit e zhgënjyer, njerëzit e lënduar kanë pritur diçka tjetër dhe të presësh diçka tjetër dhe të mos u jepet nga Qeveria, ata vetvetiu e humbin atë freskinë, atë elanin për të dhënë 100 për qind nga vetja, por punojnë të dëshpëruar dhe kur njeriu është i dëshpëruar frytet e punës janë shumë më të vogla”, ka thënë Jasharaj, përcjell albinfo.ch.
Ai për Ekonomia Online u shpreh se ka rrezik që mësimdhënësit të largohen jashtë shtetit, duke marrë një vit pushim pa pagesë.
“Pra kjo është ‘greva e heshtur’ që e dëmton jo vetëm sektorin e arsimit, por unë jam e sigurt se edhe po biseduam me policët që e kanë më të vështirë të shprehen, sepse sanksionohen edhe me ligjin e grevave, por edhe mjekët po shihet njëri pas tjetrit po na dalin jashtë dhe ne do mbesim pa mjekë shqiptarë, pa personel shëndetësorë shqiptarë, pastaj dogana dhe të gjithë. Po të dilte Kurti me njerëzit e tij, jo me kërcënime, por të bisedonte thjesht me popullin e vetë, do të shihte se situata është tmerrësisht e keqe, do e shihte se edhe njerëzit që janë punësuar ne po marrim informacione se veç kanë filluar kolegët e mi të marrin pushim nga një vit pa pagesë, dhe këtë unë e lexoj se do të shkojnë jashtë, po u rehatuan jashtë ata nuk do i kthehen më sistemit arsimor, dhe po u bë veti, dukuri kjo, ne për një vit a dy do mbesim pa kuadro”, u shpreh ai.
Jasharaj i frikësohet edhe mundësisë për mungesë kuadri në arsim.
“Frika ime është se edhe kuadri i ri që del, kur e sheh se në arsim ardhmëria e familjes së tij me pagën në arsim nuk është fort e sigurt, dhe se ai me pagën që e merr nuk do t’i dalë t’i mbështesë fëmijët e tij nesër, ai edhe nëse nuk shkon jashtë do të shikojë të punësohet në sektorin privat, ngase sektori privat, zotëri Azemi po e thotë vazhdimisht edhe pak ditë do mbetet pa punëtorë. Sepse punëtorët nuk punojnë me pagat që i kanë këtu në Kosovë por shkojnë jashtë sepse pagat janë shumë më të mëdha. Do të thotë do të bëhet një zinxhir i mungesave dhe po them në mënyrë figurative, ndoshta në sektorë të tjerë do mund të zëvendësohen disi, në media jo, në polici jo, sepse neve na duhen djelmosha dhe vajza tona ta mbrojnë Kosovën, edhe në arsim, edhe po patëm miliarda neve nuk marrim dot mësues nga Greqia apo nga Gjermania, sepse këta fëmijë janë shqiptarë dhe e duan mësuesin në gjuhën shqipe”, thotë Jasharaj, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni













