Kosova
Kosovë: Paraqitet rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se sot është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) në komunën e Kllokotit.
“Pas lajmërimit për dyshime të prezencës se sëmundjes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me ekipet e veta, ka dalë ne terren për hulumtim dignostike në fermë, marrje të mostrave dhe izolim të fermës. Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD. Ekipet e inspektorëve veterinarë bashk me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës. Ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Tutje bëhet e ditur se bazuar në ligjet në fuqi AUV ka themeluar shtabin e krizës. I cili do të jetë përgjegjës për menaxhim të situatës.
“Duke mbikëqyrë veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Është kërkuar nga praktikat veterinare private të jenë të gatshme për mbështetje ne teren, raportim të të gjitha rasteve të dyshimta dhe marrje të mostrave të gjakut. Ka nisur kontaktimi i fermerëve mbarështues të derrave për aktivizim të masave vetëmbrojtëse të biosigurisë ne fermat e tyre”, njofton AUV.
Por çfarë është Murtaja Afrikane e Derrave MAD?
Murtaja Afrikane e Derrave MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%. Sëmundja mund të shkaktojë dëme në ekonomitë familjare të fermerëve mbarështues të derrave. Sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu ( kjo sëmundje nuk i prek njerëzit). Por është e ndaluar therja e kafshëve qe tregojnë çfarëdo lloje shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet te raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat. Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje në mënyrë që të izolohet përhapja e sëmundjes.
Çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:
Parandaloni kontaktin e derrave të tjerë me derrat tuaj,
Mbani derrat në kushte të mira,
Mos shkoni në tregje apo vende tjera ku ka derra.
Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
Pastroni dhe dezinfektoni objektet, pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me derrat,
Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike derrat e ngordhura.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta










