Kosova
Veteranët e luftës i kërkojnë presidentes të mos e dekretojë ligjin që i përjashton ata
Gjatë së martës, organizatat e dala nga lufta kanë takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ata i kanë paraqitur asaj kërkesat e tyre, në mesin e të cilave edhe mos dekretimi i ligjit për pagën minimale që i përjashton ata.
Derisa, nëse dekretohet ky ligj, veteranët paralajmëruan protesta dhe bllokim të deputetëve për të kryer punën e tyre.
“Edhe në përputhje me ligjet që zbatohen, ne do t’i shfrytëzojmë rrugët ligjore. Do ta kundërshtojmë edhe me protestë, do t’i bllokojmë deputetët që të mos futen në Kuvend. Këto aktivitete s’i bëjmë për një pagë, por këtu po shkelet dinjiteti i kësaj kategorie, i luftës së UÇK-së, janë shkelur institucionet dhe sikur kjo Qeveri s’do ta dijë rrugën si kemi ardhur deri këtu”, ka thënë Xhavit Jashari, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani i ka garantuar organizatat e dala nga lufta se do e analizojë zyra e saj këtë ligj.
“Në takim me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Presidentja Osmani i ka njoftuar ata se Ligji për Pagën Minimale ende ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës. Sipas Presidentes Osmani, ky Ligj do të analizohet nga Zyra e Presidentes dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të Presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive”, thuhet në njoftimin e Presidencës, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











