Kosova
Kurti: Kemi reduktuar policinë, po hapim rrugë për zgjedhje në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme në Veri të vendit.
“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 godinat e komunave veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me BE/EUSR për depërshkallëzimin e arritur në Bratislavë”, ka shkruar Kurti, përcjell albinfo.ch.
Ky njoftim i tij vjen një ditë pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në Greqi, ku është diskutuar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Kurti po ashtu, javë më parë ka insistuar se rruga e vetme deri te zgjedhjet në katër komunat veriore është përmes peticionit nga qytetarët serbë, duke shtuar se kryetarët shqiptarë nuk japin dorëheqje, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? Mbi tre të katërtat e të anketuarve dyshojnë se Zvicra është e përgatitur si duhet për... -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku













