Kosova
Kurti: E logjikshme që masat e BE-së të hiqen para zgjedhjeve në veri
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është “e rendit logjik” që masat e Bashkimi Evropian ndaj Kosovës të hiqen para se të vijë koha e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri, përcjell albinfo.ch.
“Po përgatitemi që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri, e për këto masat që janë marrë ndaj nesh, e që janë quajtur të përkohshme e të kthyeshme, natyrisht që presim që të hiqen sa më parë, e është e logjikshme që kjo të ndodhë paraprakisht. S’bëhet fjalë për kushtëzime, por për rend logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit e Lajçakut për 3 qershorin, i realizuar në Bratislavë dhe e krijon normalitetin minimal për zgjedhjet e parakohshme”, tha Kurti në konferencë.
Kurti: Perëndimi të jetë i zëshëm ndaj trysnive të Beogradit kundër integrimit të serbëve
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të dënojë çfarëdo fushate linçuese ndaj policëve të rinj serbë, duke thënë se ndërkombëtarët duhet të jenë të zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit kundër integrimit të serbëve.
“I përgëzoj për kurajon për të qenë pjesë e Policisë, sidomos 46 serbët. Fushatat linçuese janë të papranueshme për ne, edhe pse ato janë shpërfillur nga vetë ata. Ata janë pjesëtarë që e kanë dashurinë për vendin”, tha Kurti në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












