Kosova
Studimi shkencor: Gjuha shqipe 6 mijë vjeçare, autoktone në Ballkan
Në një artikull të fundit shkencor, përmes përdorimit të metodave të sofistikuara, studiohet origjina e gjuhëve indo-evropiane, përfshirë gjuhën shqipen së bashku me armenishten dhe greqishten. Nga të dhënat e e publikuara vërtetohet se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që flitet ende.
Për më tepër, kërkimet e kryera kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmojnë lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe.
Studiuesit kanë kryer edhe studime të ADN-së dhe kanë verifikuar se popullsia shqiptare është autoktone dhe shumë e lashtë në këto troje.
Të dy studimet janë plotësuese dhe përforcojnë njëra-tjetrën, duke vërtetuar përfundimisht shkencërisht se si populli shqiptar ashtu edhe gjuha shqipe janë të paktën 6000 vjeçare dhe autoktone të këtyre trojeve.
Diagramet e pemëve gjuhësore mbështesin një model hibrid për origjinën e gjuhëve indo-evropiane.
Si përmbledhje, bazuar në këtë studim, është evidente se gjuhët indo-evropiane fliten nga gati gjysma e popullsisë së botës, por origjina dhe përhapja e tyre janë objekt debati.
Heggarty et al. paraqet një bazë të dhënash me 109 gjuhë moderne dhe 52 gjuhë historike indo-evropiane të kalibruar me kalimin e kohës, me orgjinë fillestare në jug të Kaukazit.
Rezultatet e tyre sugjerojnë një shfaqje të gjuhëve indo-evropiane rreth 8000 vjet më parë.
Këto gjetje çojnë në një skenar “hibrid” që pajton provat aktuale gjuhësore dhe antike të ADN-së, duke treguar si Gadishullin Anatolian të Lindjes së Mesme si burimi parësor ashtu edhe stepën si një atdhe dytësor.
Artikulli Science thekson se pothuajse gjysma e popullsisë së botës flet një gjuhë që i përket familjes së gjuhëve indo-evropiane. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku ishte atdheu i gjuhës së përbashkët të kësaj familjeje (proto-indoevropiane) dhe kur dhe pse u përhap në të gjithë Euroazinë./Euronews
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni













