Kosova
Gjykata ua ndalon hyrjen për tre vjet dy serbëve të arrestuar për organizimin e trazirave në veri
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka ndaluar hyrjen në Kosovë për dy serbët të cilët u arrestuan më herët për organizimin e trazirave në veri që ndodhën në fund të majit, për një periudhë 3-vjeçare.
Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq, përveç dëbimit nga Kosova, u dënuan me nga gjashtë muaj burg secili, masë e cila iu zëvendësua me para. Ata u dënuan për veprat penale “pjesëmarrje në turmë” dhe “huliganizëm”, shkruan koha.net.
Jevtiq e Sekuliq e pranuan fajësinë, dhe gjykata vendosi që dënimin me burg ta zëvendësojë me gjobë prej 7 mijë eurosh për secilin.
Sekuliqit iu shtua edhe një gjobë prej 2 mijë eurosh për armëmbajtje pa leje.
Jevtiq e Sekuliq ishin në mesin e emrave të cilët kryeministri Albin Kurti i pati përmendur në një seancë të Kuvendit në fillim të qershorit, duke i akuzuar si organizatorët e trazirave në veri. Sipas Kurtit, Jevtiq e Sekuliq janë pjesë e tifozëve nacionalistë të Crvena Zvezdës, “Delije”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













