Kosova
Me Ligjin e ri për skemat pensionale kërkohet qëndrimi 6 muaj në Kosovë
Ligjin për skemat pensionale, i cili u miratua në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës, përmban në vete disa ndryshime.
Pa qëndruar më shumë se gjashtë muaj brenda një viti në Kosovë, qytetarët të cilët janë larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta, nuk do të mund të përfitojnë pensionin kontribut-pagues. Por, ata që do të preken nga përfitimi i pensionit janë bashkatdhetarët që me vite janë larg Kosovës, raporton RTK, përcjell Albinfo.ch.
Rezident, nënkupton praninë fizike në Republikën e Kosovës mbi 183 ditë në çdo periudhë kohore 12 mujore.
Sipas ligjit, pagesa e pensioneve ndërpritet nëse pensionisti nuk është rezident në Kosovë.
Rezident, nënkupton praninë fizike në Republikën e Kosovës mbi 183 ditë në çdo periudhë kohore 12 mujore.
Sipas ligjit, pagesa e pensioneve ndërpritet nëse pensionisti nuk është rezident në Kosovë.
Ndërkaq, për zbatimin e kësaj dispozite, thuhet se ministria përgjegjëse mund të nxjerrë akt nënligjor.
Sipas njohësve të Kushtetutës, ligji është diskriminues për disa kategori të pensionistëve.
Kjo pasi sipas tyre, ligjet e shteteve të tjera nuk lejojnë që bashkatdhetarët të qëndrojnë jashtë shtetit më shumë se gjashtë muaj.
RTK ka kërkuar informacione nga Ministria e Financave në lidhje me atë se sa kosovarë që jetojnë jashtë Kosovës do të përfitojnë nga ky ligj, e po ashtu edhe në lidhje me atë nëse ekziston ndonjë mundësi që nga ligji të përfitojnë edhe ata qytetarë që nuk qëndrojnë në Kosovë mbi 6 muaj brenda një viti, megjithatë nga e njëjta nuk u janë përgjigjur pyetjeve të televizionit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, pati thënë se nga ligji për skemat pensionale do të përfitojnë rreth 70 mijë qytetarë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? Mbi tre të katërtat e të anketuarve dyshojnë se Zvicra është e përgatitur si duhet për... -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku














