Kosova
Për gjashtë ditë, tre të vrarë në lokalet në Kosovë
Më katër gusht në një lokal në Prishtinë mbeti një i vrarë dhe 17 tjerë të lënduar.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, kishte njoftuar Policia e Kosovës.
Një person mbetet në arrati ende. Ai është Dukagjin Nikollaj, Duka i kërkuar që nga vitit 2010 nga FBI-ja amerikane.
Më 7 gusht një vrasje ka ndodhur në Klinë. Një mërgimtar u vra nga Tush Frroku që Policia e ka shpallur në kërkim.
Vrasja e tretë ku mbeten edhe tre të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Runik të Skenderajt në një lokal. Viktima është një 39-vjeçar.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













