Kosova
Pse po largohen infermierët nga Klinika e Ortopedisë në QKUK
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Gani Jashanica, ka thënë se pavarësisht angazhimit të shtatë infermierëve të rinj, janë duke u përballur me largimin e tyre, pasi ai thotë për shkak të punës së rëndë në këtë klinikë.
Jashanica ka sqaruar se pacientët që trajtohen në shumicë e rasteve janë të palëvizshëm e kërkojnë kujdes të vazhdueshëm, shkruan Ekonomia Online.
Sipas tij, infermierët, ose po kërkojnë punë më të lehtë brenda Klinikës ose largohen tërësisht.
“Mungesë të mjekëve nuk ka, ka pasur mungesë të motrave, mirëpo fal konkursit të fundit, jemi përkrahur me shtatë infermiere të reja, e cila sado kudo do ta zbusë situatën dhe kemi ikje shumë të madhe të stafit të mesëm tek në për arsye se puna në Ortopedi është punë e rëndë dhe trajtohet një nga punët me të rënda në QKUK, për arsye se pacientët tanë janë të palëvizshëm dhe kërkojnë tretman të përhershëm, jo diagnostit, jo operativ, jo postoperativ”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
“Kështu që infermierët detyrohen të largohen, për shkak punës së madhe largohen, ose kërkojnë punë më të lehtë brenda Klinikës ose largohen”, nënvizon Jashanica.
Tutje njoftoi se në ditë kryhen rreth 15 operacione e trajtojnë deri në 100 pacientë.
“Në Ortopedi është një numër mjaft i madh, në ambulantat specialistike trajtohen diku 150 deri 200 pacientë, kurse në emergjencë përafërsisht 100 pacientë çdo ditë. Kurse në sallat operative përafërsisht 10 deri 15 operacione kryhen brenda ditës”, tha Jashanica për Ekonomia Online.
Kushtet e punës ai i quan solide, por që pret të dalin në objekt të ri. Edhe për barnat tha se e kanë gjetur mënyrën që të tejkalojnë mungesat.
“Kushtet mund të them që janë solide për arsye se kemi filluar me salla te reja edhe përkundër problemeve që kanë dalë me klimatizim e me nxehje. Mirëpo falë menaxhmentit të ri, këto probleme janë larguar dhe mendojmë që brenda dy muajve të kalojmë tërësisht në Klinikën e re dhe atje t’i kemi kushte optimale për punë. Ndërsa sa u përket barnave ka pjesërisht barna, kemi raste kur kemi mungesë të barnave, mirëpo kemi gjetur mënyrën se si t’i tejkalojmë këto”, tha drejtori i klinikës, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni












