Kosova
Opozita kërkon shkarkimin e ministres së Tregtisë pas arrestimeve
Opozita është duke kërkuar shkarkimin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pas arrestimit të dy zyrtarëve të kësaj ministrie për keqpërdorime në rezervat shtetërore.
“Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty!”, ka shkruar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, përcjell albinfo.ch.
Mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













