Kosova
Rreth 633 milionë euro remitenca nga diaspora
Besnik Kada nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se për gjashtë muajt e parë të këtij viti shuma e remitencave është 632 milionë e 900 mijë euro.
“Krahasuar me 555 milionë e 400 mijë euro në vitin 2022, pra kemi një rritje prej 77.5 milionë euro më shumë, krahasuar me gjashtëmujorin e njëjtë të vitit paraprak”, tha Kada për RTK.
Remitenca më së shumti erdhën nga Gjermania.
“Në tremujorin e parë të këtij viti nga Gjermania kanë ardhur 38.8 milionë euro, në ndërkohë vitin e kaluar, pra gjatë 12 muajve nga Gjermania kanë ardhur 161.5 milionë euro. Në ndërkohë nga Zvicra në tremujorin e parë kanë ardhur 17.2 milionë, pasuar nga SHBA-ja me 7.6 milionë euro, Austria dhe Italia me nga 4.8 milionë secila e kështu me radhë”, deklaroi ai, përcjell albinfo.ch.
Safet Gerxhaliu, njohës i ekonomisë, tha se po vazhdon edhe më tutje solidarizimi i diasporës me Kosovën.
“Kur shohim se diaspora ka dërguar mbi 77 milionë euro më shumë këtë vit se në vitin 2022, është dëshmi se diaspora është njëra ndër shtyllat kryesore të përkrahjes së Kosovës”, tha ai për RTKlive.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër













