Kosova
Cilët janë emrat më të çuditshëm në Kosovë?
Në Kosovë shumë persona kanë emra të çuditshëm. Për shembull, emrin Veteran e mbajnë veç 3 kosovarë. E akronimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shërbyen këta të fundit, i mbajnë 2 persona, një në Prishtinë e tjetri në Klinë, shkruan Klan Kosova.
Në komunën e Klinës me emër fëmijësh u nderua edhe KFOR-i, përcjell albinfo.ch.
Emri e mbiemri i komandantit legjendar Adem Jashari është identiteti i një djali në Prishtinë.
Emrin Plumb e mbajnë 3 persona.
Këto emërtime interesante e goxha patriotike u shpërfaqën kur para disa ditësh Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri publik rubrikën për kërkim emrash në krejt Republikën, shkruan Klan Kosova.
Arrestim, emrin e mban një djalë në Vushtrri e Shpenzim, 14 të tjerë.
Gjakova e Peja i kanë 3 Pula, ndërsa Vitia një Gjel, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













