Kosova
Zgjedhjet në veri, Myrtezani: Udhëzimi administrativ procedohet jo më larg se më 1 shtator
Procedurat për largimin e kryetarëve të komunave veriore në Kosovë, kanë nisur tre muaj nga marrja e mandatit. Grupi punues, përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ po punon që ky Projekt – Udhëzim Administrativ të procedohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal jo më larg se më 1 shtator teksa kryesuesi i këtij grupi punues, Besim Myrtezani, ka thënë për RTK se Udhëzimi Administrativ do të jetë gati në afatin e paraparë, shkruan albinfo.ch.
“Udhëzimi administrativ parasheh hapat të cilët do të ndërmerren, iniciativën do të ketë të drejtë ta marrin 1, 2 apo 3 qytetarë. Të sigurojnë 20 përqind e votuesve të asaj komune për të filluar procesi. Nëse qytetarët sigurojnë 20 përqind të votimeve të asaj komune atëherë procesi do të shkojë për votim i cili do të organizohet nga KQZ-ja për largimin e kryetarëve sipas vullnetit të qytetarëve. 20 përqind të votave duhet të sigurohen për të marr iniciativën pastaj 50 përqind plus 1 votë do të mundësojë largimin e kryetarëve nëse kjo do të arrihet”, tha ai.
Dy nga kryetarët e komunave preferojnë dorëheqjen para peticionit dhe për këtë Myrtezani u shpreh se nuk është më çështje e kryetarëve të komunave por e vullnetit të qytetarëve.
Ndër të tjera ai sqaroi se për largim të kryetarëve do të ketë proces të votimit, ndërsa 20 përqind e votave nevojiten vetëm për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.
“Për ta sqaruar, nuk është 20 përqind e votuesve që mund ta largojnë kryetarin e një komune. Duhet të jetë 50 përqind plus një votë për ta mundësuar largimin e kryetarit të komunës. 20 përqindshi është vetëm iniciativa ndërsa për largimin e kryetarit duhet të ketë proces të votimit për largim i cili duhet të ketë 50 përqind plus një votë për largim”, tha ai.
Largimi i kryetarëve të katër komunave veriore u hap rrugë zgjedhjeve të reja, për mbajtjen e të cilave Qeveria e Kosovës u dakordua me Bashkimin Evropian në takimin e Bratislavës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane










