Kosova
Jasharaj: E tmerrshme që ministria nuki blen librat
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, thotë se është e tmerrshme hedhja e përgjegjësisë nga Ministria e Arsimit te prindërit për blerje të teksteve të nxënësve.
“Të gjitha këto lojëra nuk janë të mira në arsim dhe mendoj që tekstet duhet të jenë të ndara, ky tekst për këtë lëndë, ai për atë lëndë, do të duhej të kontraktoheshin qysh në qershor dhe në fillim të gushtit t’i kishim pasur tekstet për t’i shpërndarë, ngase Qeveria nuk duhet të kursejë për arsim, sepse shpenzimet në arsim nuk janë shpenzime, por janë investime për të ardhmen. Ministria në ditët e fundit, për shkak të mospunës, mosangazhimit me kohë për problemet që i kanë brenda, dolën me një lajm të keq se tani as nuk do të shpërndajnë tekste … dhe ua la shtëpive botuese t’i dërgojnë tekstet nëpër librari, e pastaj prindërit t’i blejnë librat, me premtimin se gjoja do të rimburësohen”, është shprehur Jasharaj, për Kohavision.
Ai thotë se për një nxënës vetëm librat do të kushtojnë rreth 70 euro.
“Çfarë do të kemi në fillimin e vitit shkollor, do të kemi nxënës në klasa pa tekste shkollore dhe çka është më keq, një pjesë e prindërve ndoshta do të kenë mundësi t’i blejnë tekstet, e fëmijët e tjerë do të rrinë kokulur sepse prindërit e tyre nuk kanë pasur mundësi t’ua blejnë”, ka theksuar Jasharaj, përcjell albinfo.ch.
Jasharaj ka paralajmëruar se çmimet e librave nëpër librari mund të jenë edhe më të larta sesa që do të mund t’i blinte ministria me shumicë.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










