Kosova
Policia e Kosovës arreston të dyshuarit për gjuajtje me granata dore në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarit për hedhjen e një granate dore në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë më 9 qershor.
“Pas zhvillimit të hetimeve disamujore nga hetuesit, janë siguruar prova materiale si dhe janë identifikuar të dyshuarit e mundshëm në lidhje me kryerjen e veprës penale të lartcekur. Më datë 23.08.2023 me urdhëresë të gjykatës është kryer kontrolli në një lokacion dhe janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilëve me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake u është caktuar masa e paraburgimit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











