Kosova
Flet nëna e 3-vjeçarit që u rrah nga edukatoret në Kosovë
Pas publikimit të pamjeve nga çerdhja “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë, ku shihen dy edukatore dhe një kuzhiniere të tërheqin zvarrë një fëmijë 3-vjeçar, rasti ka shkuar në Policinë e Kosovës.
E ëma e fëmijës thotë se djali i saj është rrahur nga edukatoret, derisa tregoi se ato e mohuan.
“E kam banesën shumë afër çerdhes. Unë si prind po dyshoj që nuk janë vetëm tre, mund të ketë edhe më shumë. Kuzhinierja nuk ka të drejtë të prekë fëmijën, direkt më shkoi mendja që ishin edukatoret kur i pashë shenjat. Djali tregoi, se flet shumë mirë, tha më kanë rrahur mësueset. Takova drejtoreshën, është shumë e mirë, më tha asnjë fëmijë nuk mund të dhunohet. Djali im tani kur dëgjon të diskutojmë për këtë temë, ikën në dhomë. Drejtoresha u tregua e gatshme të më ndihmojë. Më tha që duhet të bëj një ankesë. Djali më tregoi që e ka rrahur mësuesja e vogël me flokë të bardha. Edukatoret nuk e pranuan, njëra më tha nuk e njoh, tjetra më tha nuk e kemi dhunuar, ndërsa tjetra më tha mos i ekzagjeroni gjërat. Këtë punë nuk e kam bërë vetëm për fëmijën tim, por për të gjithë fëmijët, pasi mund të jenë të dhunuar”, tha ajo për Top Channel.
Ajo gjatë së martës ka denoncuar rastin, derisa thotë se drejtësisë do t’i shkojë deri në fund.
“Ka ankesa, por unë e kam sjellë fëmijën në shtetëror për shkak të rrogave që në Kosovë janë shumë të ulëta. Ka ankesa edhe nga prindër të tjerë, miliona ankesa, por nuk janë shqyrtuar. Mua më vjen keq që nuk janë shqyrtuar, sepse në dhoma të gjumit për fëmijët duhen kamera. Pastërtia në çerdhe është zero. Unë kam për t’i shkuar drejtësisë deri në fund. Nuk kam për t’u dorëzuar. Kam avokatin tim, kështu që nuk do ta lë si çështje me kaq”, u shpreh Fitore Geci.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra Një grua 93-vjeçare kineze duhet të largohet nga Zvicra edhe pse këtu po merr kujdes intensiv... -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në -
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër?












