Kosova
Ministria e Ekonomisë në Kosovë subvencionon pajisjet për ngrohje
Ministria e Ekonomisë së Kosovës ka njoftuar se është shpallur thirrja publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa, që financohet nga Bashkimi Evropian (BE).
“Me këto masa synohet mbështetja e konsumatorëve familjarë, në veçanti konsumatorët në nevojë si investimi në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje”, tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Pajisjet që do të subvencionohen janë: pompa termike, kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë.
Vlera e subvencionimit për një pompë termike është 30% e vlerës investive, apo deri në 2 mijë euro.
Vlera e subvencionimit për kondicioner do të jetë e ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime Moti i keq shkaktoi devijime, anulime dhe vonesa të shumta, ndërsa dhjetëra pasagjerë mbetën të bllokuar... -
Një tjetër valë stuhish godet Zvicrën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe breshër -
Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën: Rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve -
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës -
Zvicra regjistron qershorin e tretë më të nxehtë














