Kosova
Sulmohet një familje shqiptare në Medvegjë, reagon deputeti shqiptar në Serbi
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se një grup i panjohur ka hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së një familjeje shqiptare.
“Një grup i panjohur ka kryer akte vandalizmi, duke hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre. Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla”, ka shkruar ai.
Tutuje kërkon që bashkësia ndërkombëtare të shtojë sigurinë në Luginë të Preshevës.
“Gjithashtu, ftojmë bashkësinë ndërkombëtare të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë situatën e sigurisë me kujdes, sidomos në Luginën e Preshevës”, thuhet në reagimin e tij, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni Si pjesë e hetimit për zjarrin e Vitit të Ri, autoritetet morën në pyetje kreun e... -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit -
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030 -
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve













