Lajme
Për investim në shëndetësi, huazohen 32 milionë €
Banka Botërore i ka dhënë Shqipërisë një hua në vlerë 32 milionë euro për t’u investuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor
Për përmirësimin e Sistemit Shëndetësor në Shqipëri, ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nënshkruar sot marrëveshjen e huas me Bankën Botërore në vlerë 32.1 milion euro. Këto mjete do të shkojnë kryesisht për rehabilitimin fizik të kabineteve shëndetësore shqiptare.
Burime zyrtare të Ministrisë së Financave bënë të ditur, se projekti do të bashkëfinancohet gjithashtu nga qeveria shqiptare në vlerën 4 milionë euro, shumë që do të shërbejë për financimin në masën 37 për qind të punimeve të rehabilitimit fizik dhe përmirësimit të infrastrukturës spitalore.
Projekti i Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor, siç thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Financave, kontribuon në forcimin e administrimit dhe qeverisjes në spitalet publike; përmirësimin e mënyrës së financimit shëndetësor; zbatimin e sistemeve të informacionit për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
“Gjithashtu, Projekti synon përmirësimin e monitorimit dhe menaxhimit të cilësisë së shërbimit, duke ngritur një sistem gjithëpërfshirës të menaxhimit të informacionit shëndetësor (HMIS), dhe një sistem për menaxhimin e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre”, konsideron MEF, raporton TCH.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Cani për palën shqiptare, dhe nga Tahseen Sayed, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore për Shqipërinë. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe parashikohet të përfundojë në 28 shkurt 2021.
Sipas ministrisë së Financave, është hera e parë që buxheti i shëndetësisë në Shqipëri për vitin 2015 e kalon nivelin e 400 milionë dollarëve. Buxheti i Shëndetësisë për vitin 2015 është sa 2.8% e PBB-së.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












