Kosova
Kosova shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me aktivitete të veçanta
Ambasada amerikane dhe Komuna e Prishtinës organizojnë ngjarje festive në nder të jubileut historik të Shteteve të Bashkuara.
Kosova do ta shënojë 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Komuna e Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, do të organizojë një pritje zyrtare në kuadër të kremtimit të këtij jubileu historik. Ditë më parë, Ambasada amerikane vendosi një flamur gjigant të SHBA-së në ambientet e saj, si pjesë e aktiviteteve simbolike që i paraprijnë festimeve.
Ndërkohë, më 2 korrik, nën patronatin e Kryeqytetit, do të mbahet aktiviteti “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”, në Emerald Hotel në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ngjarja synon të theksojë partneritetin e veçantë mes Kosovës dhe SHBA-së, duke vënë në pah historinë e përbashkët të lirisë, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër













