Lajme

Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter

Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me helikopter nga zona e prekur

Qasja në digën Grande Dixence në Kantonin e Valisit është bllokuar që nga mbrëmja e së hënës. Një rrëshqitje e madhe dheu ka varrosur rrugën kantonale.

Një vlerësim i situatës pritet të bëhet të premten në mesditë për të përcaktuar se kur zona mund të jetë përsëri e aksesueshme, njoftoi të martën bashkia e Hérémence, transmeton albinfo.ch.

Rreth 10,000 metra kub material duhet të pastrohen para kësaj kohe. Puna e pastrimit në rrugë filloi të martën në mëngjes, shkruan sda.ch.

Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me helikopter nga zona e prekur afërsisht në orën 21:15.