Lajme
A mund të kemi një vaksinë të përsosur kundër koronavirusit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur që bota rrezikon të përballet me mungesën e një ‘vaksine të përsosur’, e si rezultat rruga drejt normalitetit mund të jetë gjatë.
Më shumë se 18 milionë njerëz globalisht janë infektuar nga sëmundja e COVID-19 dhe 688 mijë persona kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë.
Me këtë rast, OBSH u ka bërë thirrje vendeve të ndryshme të botës që t’i respektojnë masat e distancimit shoqëror, vendosjen e maskës si dhe larjen e duarve.
“Mesazhi drejtuar njerëzve është i qartë”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai potencoi se bartja e maskës duhet të shërbejë si shenjë solidariteti te njerëzit rreth e rreth botës.
“Një numër i vaksinave janë në fazën e tretë të testimeve dhe të gjithë shpresojmë të kemi një numër vaksinash efektive, që mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve tek njerëzit, u shpreh ai.
“Sidoqoftë, ne nuk posedojmë një ‘shkop magjik’ dhe rrezikohemi të mos e kemi kurrë”, ka thënë ndër tjerash Ghebreyesus, shkruajnë mediat botërore, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














