Kosova
Abdixhiku: Trajtimi jokorrekt dhe i padrejtë mori fund, ditë e paharrueshme për Kosovën
Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian. Abdixhiku e ka quajtur këtë ditë si të paharrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, përcjell albinfo.ch.
”Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian“, ka shkruar Abdixhiku në Twitter.
Ai ka thënë se procesi i vonuar deri më tash ishte i padrejtë për Kosovën.
”Një trajtim jokorrekt dhe i padrejtë po i afrohet fundit. Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane“, ka thënë ai. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që i nënshtrohet liberaliziimit të vizave.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër











