Kosova
Afera për rezervat shtetërore: Një muaj paraburgim tre të dyshuarve
Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për dallavere me rezerva shtetërore. Dy zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica dhe biznesmeni Ridvan Muharremi u arrestuan nën dyshime se në kundërshtim me procedurat ligjore, sasi e madhe e miellit dhe vajit është paguar pa u pranuar produktet, shkruan albinfo.ch.
Ridvan Muharremi është përfolur në publik për lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar dje se nuk ka njohuri dhe nuk e ka parë askund nëpër dokumente emrin e tij. Në anën tjetër, avokati i Muharremit, Mahmut Halimi, ka thënë se klienti i tij ishte i përfshirë në blerjen e rezervave shtetërore, teksa deklaroi se ai ishte angazhuar në blerjen e rezervave shtetërore nga vetë ministrja Hajdari.
Sipas aktvendimit, dy zyrtarët dyshohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Muharremi për “dhënie të ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz












