Lajme
Ambienti i pafavorshëm dëbon investitorët nga Kosova
Autoritetet kosovare vazhdimisht kishin deklaruar se do të punojnë për krijimin e një ambienti të favorshëm për investitorët e huaj
Tregu i vogël, imazhi i keq në botë, proceset e stërzgjatura të privatizimit, janë vetëm disa faktorë që ndikojnë në mosardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë, thonë njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë. Gjithashtu, sipas tyre, edhe jostabiliteti politik dhe ekonomik në vend, shprehen negativisht në tërheqjen e investitorëve të huaj.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Lekë Musa, thotë se komuniteti i investitorëve kërkon një treg atraktiv, e që kjo, siç thekson Musa, mungon në Kosovë.
Një element tjetër që ka ndikuar në dëbimin e investitorëve të huaj, sipas Lekë Musës, janë edhe proceset e stërzgjatura të privatizimit. Ai thekson se në sektorin e minierave, Kosova ka potenciale të jashtëzakonshme për investime, por që Qeveria e Kosovës, deri më tani nuk ka bërë asgjë për tërheqjen e investitorëve.Në anën tjetër, autoritetet kosovare vazhdimisht kishin deklaruar se do të punojnë për krijimin e një ambienti të favorshëm dhe të sigurt për investitorët e huaj, por, që sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, është bërë shumë pak në këtë drejtim.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Milazim Abazi, thotë për Radion Evropa e Lirë se pa ndryshimin e politikave ekonomike në Kosovë, nuk do të mund të ketë investime ndërkombëtare të drejtpërdrejta.Përveç ambientit të pafavorshëm biznesor, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike, Milazim Abazi, investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kosovë mungojnë edhe si pasojë e krizës ekonomike në eurozonë. Abazi thekson se çdo herë, në kriza të tilla ekonomike globale, investitorët e huaj hezitojnë të investojnë jashtë vendit të tyre.Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në vitin 2007 investimet e huaja të drejtpërdrejta në vend kanë qenë 421 milionë euro; më 2008, investimet kanë qenë 355 milionë euro; ndërsa në vitin 2009 vetëm 310 milionë euro, në vitin 2010, investimet kanë rënë në 265 milionë euro, kurse në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, investimet e huaja në Kosovë kanë qenë 157 milionë euro. /Albinfo.ch & REL /
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën













