Kosova
Anulohet mbledhja Kosovë-Shqipëri
Mbledhja e dy qeverive mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte parashikuar të mbahej ditën e mërkurë në Gjakovë është anuluar, përcjell albinfo.ch
Një një konferencë për mediat kryeministri Edi Rama sqaron se shkak është refuzimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të zhvilluar një takim të nivelit të ngushtë për të folur në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.
“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.
Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çon në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme.
Me keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësinë e kryeministrit Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe më pas veç të diskutohet dhe për këtë por kjo nuk është e mundur. Nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme me realitetin që ndodh sot. Shpresoj që mund të takohemi për të ballafaquar opinionet”, tha Rama.
Paraditen e të martës (13 qershor) në një dalje për mediat kreu i qeverisë së Kosovës refuzoi draft statutin e propozuar nga qeveria shqiptare për asociacionin e komunave serbe.
Nga ana tjetër qeveria e Kosovës ka përgatitur një plan me 5 pika për t’ia dorëzuar Bashkimit Europian me qëllim depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kryeministri Albin Kurti tha se ka kërkuar takim urgjent me përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell për të disktuar për planin.
Tensionet në veri të Kosovës nisën pas zgjedhjeve të 23 prillit për zgjedhjen e kryetarëve në katër komunat me shumicë serbe, në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga 5 nëntori i vitit 2022, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi është anuluar mbledhja mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se Edi Rama po tregohet dorëshlirë me interesat kombëtare.
“Nuk janë të paktë shembujt në histori, përfshirë edhe historinë e re, kur politikanë para fundit të tyre e në kërkim të shpëtimit janë treguar dorëshlirë me interesat kombëtare. Rama duket të jetë i radhës. Tjetër shpjegim është vështirë të ketë për sjelljet e tij”, shkroi Bajqinovci.
“E megjithatë fundi për ta nuk ka qenë asnjëherë i mirë. Historia i njeh vetëm veprat. Jo arsyetimin e as pishmanin”, përfundon shkrimi i tij.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
SHBA kërcënon BE-në Propozimi ka shkaktuar reagime të forta në Evropë. Disa eurodeputetë e kanë quajtur kërkesën amerikane “shantazh”,... -
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar? -
Zvicra nuk do të ndryshojë kufijtë e shpejtësisë në rrugë -
Shumica e vjedhjeve të makinave luksoze ndodhin në Gjenevë dhe Vaud -
Zvicra në mesin e top vendeve me konsum të lartë të pastës në botë











