Lajme
Azem Syla mbetet në paraburgim, konsiderohet i rrezikshëm
Gjykata e Apelit ka konstatuar se ankesat e mbrojtjes janë të pabazuara dhe se të tilla i ka hedhur poshtë. Kësisoj, Azem Syla dhe shokët e tij mbesin në paraburgim
Gjykata e apelit, që është shkalla e dytë gjyqësore në Kosovë, ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse, që Azem Syla, ish komanda i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të mbrohet në liri. Syla i cili akuzohet për tjetërsim të pronës shoqërore bashkë me 51 të tjerë, konsiderohet i rrezikshëm sidomos për dëshmitarët e Prokurorisë.
Gjykata e Apelit ka konstatuar se ankesat e mbrojtjes janë të pabazuara dhe se të tilla i ka hedhur poshtë. Kësisoj, Azem Syla, Hajrullah Berisha, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Ilaz Syla, Nuhi Uka, Arton Vila dhe Lubisha Vujoviq, të dyshuar për krim të organizuar, shpëlarje parash e vepra tjera që lidhen me tjetërsimin e mbi 30 hektarëve prona të shtetit, mbesin në paraburgim.
“Kolegji gjen se vendimet e Gjykatës Themelore janë të arsyeshme dhe në përputhje me ligjin. Ankesat e mbrojtjes nuk paraqesin apo nuk japin ndonjë argument të ri bindës për pretendimet e tyre të cilat do t’i lejonin Gjykatës së Apelit të ndryshojë aktvendimin e Gjykatës Themelore”, ka thënë kolegji i Gjykatës së Apelit, citon Insajder.
Pos kësaj, Gjykata ka thënë se ekziston dyshimi se të dyshuarit janë duke vazhduar ende aktivitetet e tyre kriminale me prona. “Sa i përket rrezikut të përsëritjes së veprës penale Gjykata vlerëson se ka të ngjarë që të pandehurit të përsërisin dhe përfundojnë veprat penale. Ka indikacione të forta se aktivitetet e supozuara kriminale të grupit janë duke vazhduar”, thuhet në aktvendim.
Ish-deputeti Azem Syla është nën hetime për krim të organizuar e shpëlarje parash. Ai ndodhet në paraburgim nga muaji prill. Prokuroria pretendon se bazuar në rezultatet hetimore të deritashme, deputeti Azem Syla, ka organizuar, i financuar dhe mbikëqyrur një grup kriminal, i cili ka tjetërsuar prona në vlerë 30 milionë euro.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS












