Kosova
BE dhuron 67.5 milionë euro për Kosovën
Bëhet e ditur se Bashkimi Evropian ia ka dhuruar Kosovës sot 67.5 milionë euro në kuadër të mbështetjes për energji elektrike, përcjell albinfo.ch.
Referuar zyrës së kryeministrit, kjo mbështetje është realizuar brenda programit vjetor IPA 2023. Projekt që kap vlerën e 75 milionë eurove, përcjell arbresh.info.
“Komisioni Evropian kreu disbursimin e mjeteve financiare në vlerën prej 67.5 milionë eurove. Kjo është pagesa e transhit të parë të përkrahjes buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023, që në total kap vlerën prej 75 milionë eurove”, thuhet në komunikatë.
Pas kësaj mbështetjeje, Qeveria e Kosovës do të fillojë zbatimin e këtyre masave:
– mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet më të cenueshme dhe më të pafavorizuara;
– stimulimi i kursimeve të energjisë nga konsumatorët familjarë;
– mbështetja e konsumatorëve individualë familjarë duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm përmes rritjes së efiçiencës energjetike të njësive të banimit dhe ndërtesave;
– mbështetja e konsumatorëve shtëpiak duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm në investimin në pajisje shtëpiake me efiçiencë energjetike dhe sisteme të energjisë së ripërtërishme;
– stimulimi i kursimeve të energjisë nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”.
Ky është kësti i parë i parave që Kosova i merr nga pakoja e BE-së për mbështetjen për energji për Ballkanin Perëndimor. Pakoja është krijuar nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj për t’i ndihmuar rajonit që ta kapërcejë krizën energjetike dhe rritjen e madhe të çmimeve të energjisë që i ka shkaktuar agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë












