Kosova
BE: Kosova dhe Serbia t’i përmbushin marrëveshjet e arritura në bisedime

Në një prononcim të fundit, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ministrat e Jashtëm të bllokut u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbushin detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe u shprehën të shqetësuar me mungesën e përparimit të takimin e javës së kaluar mes palëve në Bruksel. Zoti Borrell informoi të hënën në mbrëmje ministrat e Jashtëm të BE-së për takimin e 14 shtatorit, në të cilin palët dështuan të arrijnë ndonjë përparim. “Ministrat shprehën shqetësimin me mospërmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të dyja palët janë pajtuar në këtë rrugë të normalizimit më herët këtë vit. Është një detyrim dhe Këshilli i ministrave po u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe frymë të mirë për zbatimin e saj”, tha zoti Borrell.
Të dyja palët u pajtuan në muajin shkurt në Bruksel dhe në muajin mars në Ohër për një marrëveshje të mbështetur në një plan evropian që nuk përfshin njohjen e ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese dhe parasheh përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Ajo që ne duam, ajo që kërkojmë është që të fillojë zbatimi në bazë të propozimit tonë pa vonesa të mëtejshme. Dhe kjo përfshin detyrimin që të dyja palët të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e mëhershme”, tha zoti Borrell. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit. Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës.
Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga Bashkimi Evropian, por zoti Borrell tha të hënën se ministrat e Jashtëm të bllokut ritheksuan mbështetjen e plotë ndaj ndërmjetësuesve. Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë për Zërin e Amerikës vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të zotit Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi. Në Nju Jork dy zyrtarët e lartë amerikan, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar thanë se diskutuan me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për “angazhimin tonë të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën për të ulur tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – që është çelësi i qëndrueshmërisë rajonale dhe integrimit në Bashkimin Evropian”.
Presidentja Osmani shkroi në rrjetet sociale se “roli i Shteteve të Bashkuara është thelbësor për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes së ndërsjellë”. Diplomatët perëndimorë po bëjnë thirrje që palët të përshpejtojnë procesin e normalizimit mes shqetësimeve për ripërtëritje të dhunës në rajonin që ende po rimëkëmbet nga luftërat e viteve të 90-ta. Ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Rusia mund të përdorë Beogradin për të nxitur konfliktet etnike në Ballkan, për të tërhequr vëmendjen e botës nga agresioni i saj në Ukrainë. /VOA
Të tjera nga Kosova

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Presidenca dhe Kuvendi ndriçohen me ngjyrë rozë
- Në kuadër të fillimit të muajit rozë, Prishtina organizon fushatën vetëdijesuese “Race for the Cure 2023”
- Ministri i Punëve të Brendshme: Informatat nga inteligjenca flasin për më shumë sulmues të vrarë në Banjskë
- Sekretari britanik i Ministrisë së Mbrojtjes: Batalioni me 200 ushtarë brenda disa ditëve, në Kosovë
E-Diaspora
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023 22 tetori është dita e fundit kur ata që nuk kanë ushtruar të drejtën e votës...
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
-
Korab Rashiti: Të bashkojmë votën, pavarësisht nga përkatësia partiake
-
Mbërrijnë zarfet me fletëvotime, si të votoni në zgjedhjet e tetorit në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
90 deputetë mbrojnë interesat në sektorin e shëndetësisë Pas njoftimit të së martës për një rritje të primeve të sigurimeve shëndetësore, mediat zvicerane i...
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Katër rregulla të reja që tashmë duhet të dini
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Kantonet zvicerane duan të mbajnë kontrollin e spitaleve